Fenerbahçe i tregon derën lojtarit shqiptar, mund të gjejë vend në strehën e shqiptarëve në Turqi

Ezgjan Alioski nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Fenerbahçes. Klubi turk ka vendosur t’i tregojë derën lojtarit shqiptar. Sipas raportimeve të mediave në Turqi, gjigantët nga Stambolli po mendojnë ndërprerjen e kontratës me 31-vjeçarin.

Por Alioski mund të qendrojë në Stamboll edhe pas largimit nga Fenerbahçja. “Fotomaç” bën me dije se Istanbulspori është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të majtë. 31-vjeçari mund të gjejë vend në strehën e shqiptarëve, që kërkon të huazojë Alioskin nga Al-Ahli sapo Fenerbahçja të ndërpresë huazimin me lojtarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *