Femrat/ Luhen ndeshjet e fundit për këtë vit, ja sfidat më interesante

Kampionati i femrave do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjet e vlefshme për javën e 10-të, që përkojnë edhe me përfundimin e kampionatit për këtë vit, për t’u rikthyer më pas në janar. Dy skuadra do të zbresin në fushë duke nisur nga ora 12:00, me Vllazninë që pret në qytetin e Shkodrës ekipin e Partizanit, teksa një fitore do të kurorëzonte verioret sërish kampione dimri edhe për këtë edicion. Nga ana tjetër, në po të njëjtën orë, ndjekësja e Vllaznisë, Apolonia do të ketë përballë ekipin e Teutës, me fieraket që janë më të favorizuara, pasi po kalojnë një gjendje të mirë në kampionat.

Në sfidat e radhës, Lushnja do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të luajë kundër Kinostudios duke nisur nga ora 13:00, ndërsa po në Kamëz, Tirana AS do të ketë përballë ekipin e KF Skënderbeut, teksa kryeqytetaset nuk po kalojnë një gjendje të mirë në këtë edicion të ri. Pas disfatës me Vllazninë, Tirana do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të luajë kundër Atletik Club, në ora 14:00.

Kampionati i femrave, java e 10-të:

22.12.2021/ Vllaznia – Partizani, ora 12:00

22.12.2021/ Apolonia – KF Teuta, ora 12:00

22.12.2021/ Kinostudio – Lushnja, ora 13:00

22.12.2021/ Tirana AS – KF Skënderbeu, ora 13:00

22.12.2021/ Atletik Club – Tirana, ora 14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *