“Fëmijët” e Lampard nuk janë aq pa vlerë, James thyen rekordin e Arjen Robben në Champions League

Ajo ndeshje në “Stamford Bridge” ishte ndër më të çmendurat të natës së shkuar në Uefa Chempions League. Chelsea ndau një barazim emoscionues, 4 me 4, e deri diku të dhimbshëm ndaj Ajaksit që deri sezonin e shkuar ishte surpriza e kompeticionit. Pavarësisht të gjithave pati vend jo vetëm për gola dhe pikë por edhe për thyerje rekordesh.

Jemi mësuar që Lampard me mbërritjen e tij freskoi skuadrën jo vetëm me emra të rinj por mbi të gjitha me lojtarë të rinj në moshë. Aq sa u mendua se Lampard po gabonte me besimin e tij të verbër ndaj disa lojtarëve të ardhur nga akademia. Por koha tregoi të këndërtën.

Rekordet thuhet se janë bërë për t’u thyer nga sulmuesit, e deri diku nga mesfushorët. Diferencimi i vetëm që këta të fundit kanë, është se janë më pranë rrjetës kundërshtare. Megjithatë nata e shkuar pati një rekordmen në repartin e mbrojtjes. Reece James hyri në lojë si zvendësues i Alonsos dhe shënoi golin e katërt të Chelsea.

Rekordi?! Është vetëm 19 vjeç 332 ditë dhe zyrtarisht është lojtari më i ri te skuadra e Chelsea që shënon gol në këtë moshë. Rekordi mbahej nga Arjen Robben në kohën kur hollandezi ishte pjesë e Chelsea gjatë vitit 2004. Robben e ka shënuar golin e parë në Champios me londinezët në moshën 20 vjeç e 284 ditë ndaj sfidës me Cska Moska. Kështu “fëmijët” e Lampard nuk janë edhe aq fëmijë seç duken./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online