Kosova nis nesër fazën kualifikuese për në Botërorin e vitit 2022. Dardanët presin një Kombëtare të madhe si Suedia, ku së fundmi është rikthyer edhe Zllatan Ibrahimoviç. Trajneri i përfaqësueses nordike ka dhënë ditën e sotme konferencën për shtyp, nuk nuk ka kaluar pa përmendur edhe keqardhjen për zgjedhjen e Arbër Zenelit. Ky i fundit ka qenë pjesë e moshave të Suedisë, por në fund zgjodhi të vishte fanellën e Kosovës.
“Prej momentit që ka vendosur që të luajë për Kosovën nuk e kam parë më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë. Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, ka deklaruar ndër të tjera Jan Anderson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/