“Fatkeqësi e madhe, u kthyem 40 vite mbrapa”! Hafizi kundër Rejës: Luajti me skemën 9-1, iku koha që hanim 5 gola

Astrit Hafizi ka pasur gjithmonë kritika për trajnerin e Kombëtares, Reja. Por përpara ndeshjes me Anglinë, për herë të parë kishte pëlqim për formacionin e hedhur në fushë: “Po më pëlqen vendosja e Rejës”.

E njëjta linjë mendimi nuk është mbajtur pas përfundimit të takimit atje ku Anglia fitoi në shifrat 0-2. Hafizi e ka kritikuar shumë Rejën në “Supersport” për skemën mbrojtëse duke u shprehur se Shqipëria po kthehet 40 vite mbrapa, ndërsa diferenca e pakët e golave nuk duhet të quhet si “arritje”, pasi ka ikur koha kur pësonim nga 4 gola.

“Në futboll mund të krijosh edhe kur je një i dobët, për të krijuar si në rastin e Uzunit. Mënyra e lojës ishte krejt ndryshe nga paraqitja në fushë. Më pëlqeu formacioni, por ishte ndryshe vendosja. Uzuni e bëri goditjen shumë keq, u duk sikur u shfaq papritur aty. Po kthehemi mbrapa pas 40 viteve dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Të kthehemi në kohën kur thuhet vetëm rri mbrapa dhe thyej aksionin e kundërshtarit, mos kalo gjysmëfushën, është vërtet për të ardhur keq.

Hysaj nuk dalë fare fare përveç rastit me Uzunit, Memolla ka bërë vetëm një krosim. Kështu jo! Është fatkeqësi dhe sot të gjitha kushtet që ka Kombëtarja nuk justifikohen. Po nuk hamë tani nga 4 apo 5 gola, ka ikur ajo kohë. Po shihja në të njëjtën kohë edhe Gjeorgji-Spanjë, Gjeorgjia ishte shumë e guximshme dhe arriti të shënonte. Në fund fitoi Spanja, por fitoi si fitoi. Pse merremi me skemin e lojës jo 4-5-1 jo 3-5-2. Ne ishim sot 9-1, vetëm Broja ishte para. Kjo është e ardhmja jonë?”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *