“Fati ishte me ne”, Martini nuk e njeh fjalën hakmarrje kundër Vllaznisë: Nuk ka hakmarrje djali-nënës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Teuta ka mposhtur Kukësin 2-0, ndërsa Vllaznia ka fituar bindshëm me shifrat 3-1 kundër Partizanit në përballjen e luajtur në “Loro Boriçi“. Skuadrat do të ballafaqohen sërish në ndeshjen e kthimit, për të përcaktuar se cilët do të presin biletën për në gjysmëfinale. Pas përfundimit të sfidave, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Martini (Teuta): “Ndeshje me dy tablo. Një pjesë e parë që Kukësi e dominoi, fat për ne që nuk shënoi. Pjesa e dytë foli për ne, e rritëm presionin dhe shënuan. Bravo u qoftë çunave. Pjesa e parë në vuri shumë në vështirësi. Ekipi i Kukësit i kishte marrë mirë masat. Në pjesën e dytë ndryshuam, kaluam me 4 dhe funksionoi. Por dua të them që fati ishte me ne. Nuk ka hakmarrje. Ti thua hakmarrje djali-nënës. Nuk ka hakmarrje“.

Hallaçi (Kukësi): “Sot e dominuam ndeshjen. Nuk dua të merrem shumë me arbitrin, por mund të them pse nuk u dha faull për ne. Nuk u vendos ndeshja nga ai 11 metërsh, por më vjen keq për këto gjëra. Gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra për atë që prodhoi. Jam i bindur që me këtë skuadër do të provojmë me patjetër kualifikimin. Kuptohet që atje do të jetë diçka tjetër. Duhet të jemi më të kujdesshëm, por edhe arbitrat duhet të jenë më të kujdesshëm. Daçi bën faull te Bytyçi, çon këmbën te Bytyçi. Kështu që nuk kemi çfarë të flasim. Dua një mendim edhe nga ju për 11 metërshin, sepse mua nuk m’u duk. M’u duk vetëm një duel sup më sup”.

Josa (Vllaznia): “Iu përshtatëm mirë terrenit në disa momente. Për sa i përket rigorozitetit, për sa i përket lu.ftës sportive, sepse asnjë ndeshje nuk fitohet pa lu.ftë sportive, jam shumë i kënaqur. Pse Vllaznia fiton gjithmonë me skuadrat e mëdha dhe gabon me të voglat? Ju thatë skaudrat e vogla, por unë nuk konsideroj asnjë skuadër të vogël. Cilën të konsideroj skuadër të vogël? Teutën? Ne duhet ta luajmë futbollin njësoj. Thjesht duhet të ambientohemi më mirë me fazat e lojës. Për mua është pozitive që skuadra edhe kur ka pasur mungesa, ka reaguar disi mirë. Të kemi edhe një Balaj që të jetë liruar. Balaj nuk ka probleme fizike, por ka pasur probleme me golin. Më kënaq kjo, që të gjithë futbollistët do t’i kem të gatshëm për lojën. Kampionati është shumë i ngjeshur, luajmë prapë ditën e hënë. Do të flisja ndryshe po të kisha rezultat tjetër. Rezultati mbyll shumë gjëra. Mundt ë mbyllë atë që do them pas ndeshjes, por jo atë që mendoj dhe do punoj gjatë javës“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online