Fati i buzëqesh Etrit Berishës! U transferua në Suedi pas shumë kohësh pushimi, zbulohet prapaskena e firmës së re

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Etrit Berisha ka gjetur ekipin e ri pas shumë kohësh pushimi. Gardiani i Kombëtares ka lënë Italinë dhe është rikthyer në Suedi, në vendin ku De Biazi e gjeti dhe ku më pas bëri një karrierë jo pak të shndërritshme.

Tani Berisha duhet të rikthehet në Suedi dhe është fati që e ka ndihmuar jo pak. Portieri kuqezi do të jetë pjesë e Hacken në elitën e Suedisë. Arsyeja e transferimit është dëmtimi i portierit kryesor të Hacken, Andreas Linde.

Një portier që ka shkëlqyer me Hacken, por i cili tani është dëmtuar dhe do të mbetet jashtë për disa muaj. Kështu Berisha shkon te Hacken me fanellën e titullarit dhe do të ketë kohën në dispozicion për të bindur klubin që të jetë ai titullar. /Sport Ekspres/