Fati i buzëqesh Berat Gjimshitit! Pësoi një tjetër dëmtim, por ndien menjëherë aromën e fushës së blertë

Fati i ka buzëqeshur këtë herë Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar dëmtime të shpeshta dhe gjithmonë është ndalur për një periudhë kohe disi të gjatë. Lojtari i Kombëtares la fushën e blertë edhe në ndeshjen e fundit që zhvilloi Atalanta për shkak të një dëmtimi.

Alarmi u ngrit dhe u mendua se ndoshta Gjimshiti mund të kishte mbyllur sezonin para kohe. Megjithatë ky rezultoi një alarmi i rremë, kjo pasi mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për ndeshjen e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *