Armando Broja duhej të bindte Tuchel për të qëndruar në ekipin e Chelsea. Sulmuesi shqiptar i siguroi vetes një vend prove pas super sezonit te Southamptoni.
Por duket se fati i keq po ndjek lojtarin e Kombëtares. Broja është dëmtuar në stërvitje, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmtimit.
Ajo që urojmë është rikuperimi i sulmuesit para ndeshjeve përgatitore, në mënyrë që të ketë shansin për të bindur Tuchel. /Sport Ekspres/