Fantastike/ Tifozët e Napolit i drejtohen De Laurentis: Paratë e lojtarëve, dërgoji në Shqipëri

Te Napoli është hapur prej disa kohësh një luftë e madhe mes lojtarëve dhe presidentit De Laurentis. Ky i fundit kërkoi një mbledhje me ekipin pas një periudhe krize dhe ndeshjeve zhgënjyese të Napolit, por nuk mori përgjigjen e duhur. Të gjithë lojtarët nuk e pranuan mbledhjen dhe u shpërndanë në shtëpitë e tyre.

Kjo solli edhe nervozizmin e presidentit, që ka bërë gati gjobat për lojtarët dhe uljen e rrogave në muajt pasardhës. Gjithashtu edhe tifozët e Napolit kanë dalë kundër lojtarëve të tyre, duke i quajtur mercenarë. Ndërkohë në orët e fundit, po këta tifozë i janë drejtuar De Laurentis duke u shprehur se ato para të gjobave për lojtarët t’i dërgojë në Shqipëri pas katastrofës që ka ndodhur në tokën tonë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online