Tetë vite të kaluara me fanellën e Vllaznisë, por tani është rruga për t’u ndarë. Ardit Krymi ka vetëm falenderimet dhe mirënjohjet e tifozëve shkodranë. Për ta, ky futbollist ka zënë një vend të rëndësishëm në zemrën e tyre. Në të mirë dhe në të keq, mes shumë ekstremeve që ka kaluar Vllaznia në këto tetë vite, Krymi ka qenë aty për të ndarë gjithçka me tifozët.
Këta të fundit kanë zgjedhur që t’i vendosin një rruge në Shkodër emrin e Ardit Krymit. Për të pasur një zyrtarizim të tillë duhet edhe vendimi i Bashkisë, por tifozët nuk kanë nevojë për të duke e bashkangitur në një tabelë rrugore. Kjo do të thotë shumë!/Sport Ekspres/