Fantastike/ Një “çmenduri” e bukur turke! Ekipi i elitës i jep lojtarë falas dy gjigandëve, “ne dhe jo unë”

Në një kohë kur në futboll luftohet fort për të qenë mbi kudërshtarët, qoftë në fushën e lojës e qoftë në merkato, një “çmenduri“ e bukur vjen nga Turqia. Një gjest fantastik i klubit të Kasimpasas, që këtë merkato ka harruar rivalitetin dhe është bërë palë me skuadrat e tjera për të mirën e futbollit turk.

“Ne dhe jo unë“, do të shprehej bordi drejtues i ekipit, që me vendimin e tij ka befasuar të gjithë. Duke parë krizën e thellë në të cilën po enden klubet e futbollit, sidomos gjigantët turq si Gallatasarai dhe Fenerbahçe, Kasimpasa vjen me dhuratën më të bukur për ta në merkato.

Mame Thiam te nëndetësja e verdhë dhe portieri Ozturk te Gallatasarai janë dy “shitjet“ e klubit nga Beyoglu, që në këmbim nuk ka marrë asnjë qindarkë. E pabesueshme por e vërtetë. Kasimpasa ka vendosur të ndihmojë gjigantët nga Stamolli për të shpëtuar nga falimentimi dhe gjetja është thjesht fantastike dhe për t’u admiruar.

“Kasimpasa ka për qëllim të vazhdojë të rrisë kontributin në futbollin turk, siç edhe ka bërë deri më sot. Si bord drejtues vendosëm t’i japim lojtarët Ozturk dhe Thiam pa para në këmbim. Klubi i Kasimpasas, i cili do të fetojë 100-vjetorin këtë vit, thotë “ne” dhe jo “unë”. Si gjithmonë, problemet e futbollit turk janë edhe të tonat“, shkruan ndër të tjera klubi i elitës së Turqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *