Bravo Kosovë! Skuadra U-19 e vëllezërve tanë na tregon rrugën e duhur, pasi sot ka fituar 3-0 ndaj Lituanisë dhe ka kaluar në Elite Round në Kampionatin Europian të 19-vjeçarëve.
Në ndeshjen e parë në grup Kosova humbi 1-0 ndaj Austrisë, por në të dytën tregoi sa vlente, duke fituar 2-1 ndaj Izraelit me përmbysje, me 2 gola nga Leutrim Kryeziu.
Sot kompletimi i kryeveprës: dy gola Kryeziu, një gol Limani dhe kualifikim, me 6 pikë në 3 ndeshje, pas Austrisë.
Një leksion edhe për Shqipërinë, që në dy ndeshje ka 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar, duke u eliminuar para kohe, edhe pse luan në Tiranë.