“Fanellat e Donarumës dhe Ronaldos me firmë”, Rama ia jep dy fëmijëve që shpëtuan nga mrekullia

Një tragjedi e vërtetë ishte ajo që ndodhi në Shqipëri, teksa tërmeti po vazhdon të lëkundë vendin tonë. Zona më e prekur ishte ajo e Durrësit, atje ku u shkaktuan edhe shumë viktima. Por kishte edhe raste fatlume, si ai i Aurelios dhe Alesios, dy fëmijëve të vegjël. Njëri nga kati i tretë dhe tjetri nga kati i pestë, kanë fluturuar nga dritaret dhe kanë shpëtuar fatmirësisht nga më e keqja.

Pikërisht për këtë arsye, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë edhe një premtim për të dy fëmijët: “Unë do t’ju sjellë një fanellë të Donarumës dhe Kristiano Ronaldos, madje edhe me firmën e tyre. Vetëm për ju. Ta shënojë dikush aty se pastaj thonë që nuk e mban Rama fjalën”, ka thënë mes të tjerash kryeministri i Shqipërisë. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/531829897662069/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online