Vllaznia arriti që të fitonte Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Pas këtij triumfi, shkodranët kaluan edhe në turin e dytë të Conference League. Në rast të një humbje, i gjithë sezoni i Vllaznisë do të quhej i dështuar.
Pas këtij suksesi është Erdenis Gurishta që emocionon tifozët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se fanella e shkodranëve nuk njolloset kurrë me turp. “Fanella jonë mund të njolloset me djersë, baltë dhe gjak, por asnjëherë me turp”, tha Gurishta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/