Fanella e Belotit dhe topi me firmat e gjithë Torinos në ankand, paratë shkojnë në Shqipëri

Torino dhe akademia e Ali Demit në Shqipëri kanë një bashkëpunim që shkon përtej sportit. Të dyja këto ekipe kanë marrë iniciativën për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në vendin tonë. Kompania që bazën e saj e ka në Torino, ka dorëzuar një bluze të yllit të skuadrës, Beloti, së bashku me një top origjinal nga Seria A.

Në to janë firmat e të gjithë lojtarëve që janë pjesë e Torinos. Sipas asaj që bëhet e ditur, do të kemi një dorëzim në ankand dhe lekët e mbledhura do të nisen në shoqatën “Fundjava ndryshe”, për t’i dërguar paratë te familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online