“Faleminderit Vllazni që nuk më dhe atë që meritova”, Palushani është talenti tjetër që lë Shkodrën

Talentet e reja dhe të akademisë që Vllaznia i ka me shumicë, vazhdojnë të mos e gjejnë vendin në këtë skuadër. Gjithmonë vazhdohet t’i besohet lojtarëve që vijnë nga jashtë, megjithëse prodhimi vendas i tyre ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe është në numër të lartë.

Futbollisti i radhës që lë Shkodrën është Kamelio Palushani. Sulmuesi 20-vjeçar që ka dalë tek të rinjtë e Vllaznisë dhe shihej si e ardhmja, është larguar mes zemërimit për shkak të mosbesimit të drejtuesve karshi tij: “Faleminderit Vllazni që nuk më dhe atë që meritova. Nuk jam i lumtur që u largova nga ky klub me histori të madhe dhe me tifozeri të madhe. Por ishte vendimi më i mirë të largohem, pasi këtu nuk ka meritokraci”, shkruan Palushani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *