Faleminderit Raul! I jep leksion lojtarëve: Do zhdukeni! Jo me çanta të “Louis Vuitton” dhe kufje

Rauli është jo vetëm një legjendë e Realit të Madridit si lojtar, por edhe si trajner. Lojtarëve të Real Madrid B u është dhënë çdo leksion i qartë, ndërsa tifozët duartrokasin çdo vendim të ndërmarrë. Kjo pasi sportdashësve u kthehet nostagjia e kohëve të mëparshme, kur luhej futbolli i vërtetë.

E nga t’ia nisim? Ndoshta nga baza. Rregulli i parë është që lojtarët duhet të shkojnë 1 orë e gjysmë më herët në stërvitje. “Nëse vini pak më vonë se ky lloj orari, është sikur të mos keni ardhur. Askush të mos mendojë se do të mbërrijë edhe një minutë me vonesë në autobuz se do të zhduket”.

Gjithashtu lojtarët nuk mund të shkojnë me veshje personale në stërvitje, duke future këtu çantat sportive apo atletet personale. “Po si mund të shkosh të luash futboll me një Louis Vuitton në shpinë që është 600 euro?”. Ky është rregulli i dytë i Raul, që nuk lejon as kufjet te lojtarët. Të gjitha veshjet do të jenë identike dhe të siguruara nga klubi. Gjithashtu gjatë pjesës së drekimit si skuadër askush nuk duhet të mbajë telefonin në dorë, për asnjë arsye, por duhet të flasin dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online