Nga Klaudio Ndreca
Armando Broja është ylli i Shqipërisë që na ka rrëmbyer zemrën me suksesin që ka arritur në Premier League, por edhe me performancën e tij te Shqipëria. Në ditën e djeshme sulmuesi shqiptar ishte njeriu i ndeshjes ndaj West Ham.
I papërmbajtshëm në driblime dhe arriti të fitonte një penallti, duke shpikur një aksion pasi mori topin nga mesfusha. Vërtet interesant është fakti se Broja dhe Walcott kanë qenë të dy në fushë. Në fakt Walcott do të kalonte te Southampton për t’u aktivizuar me moshat e kësaj skuadre në vitin 2000.
Ndërkohë Armando Broja do të lindte në vitin 2001. Pra në momentin kur Walcot kaloi te Southampton, sulmuesi shqiptar nuk kishte lindur ende, por të dy janë bashkuar tanimë për t’i dhënë një dorë të madhe ekipit. /Sport Ekspres/