Futbolli në Europë ka nisur mes surprizash të mëdha në javët e para. Sigurisht që jemi ende në takimet “e nxehmjes”, përpara garës së vërtetë që do të nisi në muajin janar, atje ku kampionatet shkojnë në mesin e kalendarit.
Por kush po kryeson aktualisht në Europë? E vetmja skuadër me histori është ajo e Milanit që dallon mbi të tjerat, me kuqezinjtë që gjenden të parët në Serinë A. Megjithatë edhe për këtë skuadër mund të quhet po aq surprizë fakti që renditen në këtë pozitë pasi priteshin “vuajtjet” e viteve të fundit.
Për të vazhduar më tej me “Premier League”, atje ku është Evertoni i Anchelotit që ndodhet në krye. Sociedad mbetet një surprizë e bukur në “La Liga”, ndërsa si për ta mbyllur në Gjermani është Leipzig në vendin e parë, megjithëse në këtë vend është një histori e ditur me Bajernin që i lë kundërshtarët të largohen disi në javët e para për ta kthyer Bundesligën në një kampionat të mërzitshëm dhe me fitues të shpallur pa nisur ende. /Sport Ekspres/