Është provokim nga FIFA apo gafa e tyre? Në Serbi nuk njohin fjalë tjetër dhe nuk pranojnë karikaturën me përqafimin e Xhakës

FIFA ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku nëpërmjet një karikature njofton se po afron momenti për Botërorin e Katarit. Për të sheshuar sadopak zjarrin e ndezur mes Zvicrës dhe Serbisë për shkakun e asaj që ndodhi më parë, është vendosur Granit Xhaka duke përqafuar kapitenin e Serbisë, Dustan Tadic.

Një gjë të tillë nuk mund ta pranonte “Kurir” që pyet: “A është një gafë e madhe e FIFA-s apo provokim i tyre? Granit Xhaka na ka provokuar me shqiponjën. Tani ne pyesim veten, çfarë mesazhi duan të tregojnë me këtë foto”, shkruhet në “Kurir”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *