“Është përgjegjësia ime, lërini lojtarët që humbën penalltitë”! Southgate kundër kritikave: Do e humbnim finalen që në shtesë…

Trajneri i Anglisë, Southgate, ka folur pas finales së Europianit atje ku Italia fitoi në ruletën ruse. Tekniku i tre luanëve zgjodhi që të aktivizonte Sanchon dhe Rashford në minutën e 120 për të ekzekutuar penalltitë, por të dy këta futbollistë kanë gabuar nga 11-metrat. Shumë kritika ka marrë Southgate që nuk zgjodhi aktivizimin e këtyre lojtarëve më herët, por përgjigja është e prerë:

“Kjo është përgjegjësia ime. Unë zgjodha lojtarët për penalltitë. Unë u thashë lojtarëve se askush nuk është më vete në atë situatë. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku si ekip. Ata kanë qenë të afërt gjatë gjithë kohës dhe kështu duhet të qëndrojë.

Ishte vendimi im që t’i jepja Saka atë penallti, është përgjegjsia ime. Nuk është e tij, as e Marcus dhe Sancho. Kemi punuar në stërvitje për penalltitë. Por ky ishte rendi. Rashford dhe Sancho kanë qenë më të mirët për penallti. T’i aktivizoja më herët? Ndoshta e humbnim që në shtesë”, tha Southgate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *