Albert Dabiqaj mund të ishte sot lojtar i Skëndërbeut. Ish-mesfushori i Besës së Pejës pas ngriti trofeun e Kupës së Kosovës pati një interesim të madh për shërbimet e tij. Në këtë pikë korçarët kishin hedhur në tavolinë kontratën e 23-vjeçarit i cili ndryshoi mendim në një kohë të shkurtër. Cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin e Kosovës, Dabiqaj zgjodhi të qendrojë në vendlindje duke nënshkruar me Feronikelin. Megjithëse ka një lloj pendimi, mesfushori sërish shprehet se ka vepruar drejt në vendimin e tij.
“Pasi jemi shpall fitues të Kupës së Kosovës me Besën kam pas mundësi të zgjedh disa oferta, por klubi që doja ishte Skenderbeu. Parimisht isha lojtar i Skenderbeut. Ndodhën disa gjëra me shpejtësi dhe vendosa të transferohem tek Feronikeli. Ky është pengu i karrierës time, por duhet të theksojë se doli që kisha të drejtë dhe për këtë jam falënderues ndaj klubit aktual, pasi ndihem mjaft mirë këtu” – ka deklaruar mesfushori./Sport Ekspres/