Ditën e sotme bëri bujë lajmi se Ronaldo kishte vendosur të kthente në qendër spitalore hotelet e tij në mënyrë që të ndihmonte në luftën për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit. Madje u bë e ditur se të gjithë mjekët do të paguheshin nga të ardhurat e yllit portugez dhe të gjithë filluan të duartrokisnin këtë gjest tejet human. Por me sa duket ky lajm ka qenë i rremë, pasi hotelet në pronësi të Kristiano Ronaldos vijojnë të kryejnë funksionin e tyre normal.
Janë pikërisht një prej pjesëtarëve të stafit që zbulon të vërtetën, duke thënë hapur se nuk do të ketë një shndërrim në spital, ndërsa shton se do të jetë një ditë si gjithë të tjerat për ta. “Ne jemi një hotel. Nuk do të kthehemi në spital. Është një ditë si gjithë të tjerat dhe të vijojmë të mbetemi hotel, pasi po na telefonon shtypi mbi këtë temë”, ka deklaruar një prej punonjësve të hotelit të Cristiano Ronaldos. Ky i fundit po zbaton karantinën në Portugali dhe i ka sugjeruar të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa duket se nuk ka ndërmend të bëjë më tepër për këtë çështje./Sport Ekspres/