Ernest Muçi po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje. Sulmuesi shqiptar shënoi sot një dy-golësh që i dha fitoren Legias në ndeshjen parë në grup kundër Aston Vilës. Ish-lojtari polak, Ujçeh Kovalçyku, ka thënë se Muçi është në një formë fenomenale, ndërsa shton se i vjen mirë që 22-vjeçari nuk luajti përballë Kombëtares Polake më 10 shtator.
“Ai është në një formë fenomenale. Klubi është i lumtur dhe do të jetë i lumtur së shpejti, kur çmimi i tij të rritet. Të gjithë do të jenë të kënaqur, si lojtari, ashtu edhe Legia. Sa mirë që ai nuk ishte në ndeshjen kundër Polonisë”, ka thënë Ujçeh Kovalçyk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/