“Është m*** më i madh në historinë e futbollit”! Martinez sulmohet nga futbollisti francez, Di Maria i del në mbrojtje: Shko qaj diku tjetër

Finalja mes Francës dhe Argjentinës u luajt më 18 dhjetor, por edhe më shumë se një javë më pas, jehona e saj vazhdon të jetë prezente. Emiljano Martines është kthyer në njeriun më të urryer në Francë për shkak të mënyrës së si ai zgjodhi të festonte fitimin e Kupës së Botës, duke u tallur me Kilian Mbapenë.

Adil Rami ka vendosur ta sulmojë hapur përmes llogarisë së tij në “Instagram”, ku shkruan: “Emiliano Martinez është m*** më i madh në historinë e futbollit. Njeriu më i urryer. Doreza e Artë duhej t’i jepej Bonos”.

Por është Di Maria ai që i ka dalë në mbrojtje, duke komentuar: “Dibu është portieri më i mirë në botë. Shko qaj diku tjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *