Teksa dukej se rrugët mes Lazios dhe portierit kuqezi, Thomas Strakosha do të ndaheshin, ditën e djeshme Maurizio Sarri vendosi t’i japë shancin e parë. 26 vjeçari tregoi një performancë të shkëlqyer, duke bërë disa ndërhyrje të sakta që e penguan Sampdorian të shënonte golin e dytë, kur ndeshja ishte 1-3 në favor të Lazios, por edhe para se Gabiadini të dërgonte topin në rrjetë. Në këtë mënyrë vendasit e patën të vështirë për të tentuar përmbysjen e madhe.
Menjëherë, pas përfundimit të ndeshjes nuk munguan elozhet drejt Strakoshas. Gjithashtu dhe media gjigande europiane “Eurosport” ka shkruar fjalë inkurajuese për performancën e 26 vjeçarit. “Shumë i aftë, shpëton Lacion nga përmbysja e Sampdorias me 3 pritje me të vërtetë të rëndësishme. Pas gabimit me Galatasarayn, duket plotësisht i rikuperuar. Është një luks të kesh një portier të dytë të tillë”, shkruante “Eurosport” /Elio Hajdari-Sport Ekspres/