“Është lojtar që e duam”/ Klubi spanjolll tregon negociatat për Muriqin: Shifrat që kërkojnë janë të komplikuara

Muriqi është kthyer në Romë, por pa hapur ende valixhen, pasi do i duhet të largohet sërish. “Pirati” nuk bën më pjesë në planet e Lacios dhe Tare po punon për ta sistemuar me një ekip të ri. Sigurisht që bardheklatrit pranojnë vetëm oferta për trafensferim të përhershëm, por problem kthehet shifra që klubi italian kërkon.

Interes për kartonin e Muriqit ka shfaqur edhe skuadra ku shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit, Majorka. Megjithatë shifra e kërkuar nga Lacio është më e lartë se kapaciteti i Majorkës. Këtë e pranon vetë CEO i klubit, i cili shprehet se Muriqi është një lojtar që ata e duan, por ana tjetër çmimi.

“Shifrat që kërkojnë janë të komplikuara për ne dhe tema është në tavolinë. Ai është një lojtar që e duam, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është një situatë e thjeshtë”, është shprehur Alfonso Diaz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *