Është kthyer si në një ankand ku pritet çmimi më i lartë, ja minimumi i shifrës që duhet të kesh për të marrë Kristjan Asllanin nga Empoli

Një shpërthim i papritur për tifozët shqiptarë ishte ai i Kristjan Asllanit. Mesfushori 19-vjeçar nisi të luante rregullisht me Empolin dhe tani ka arritur kulmin e tij, sa i përket vëmendjes në Serinë A. Por te Empoli ishin të vetëdijshëm për lojtarin që po rritej dhe për këtë arsye i kishin besuar. Tani drejtuesit e klubit po fërkojnë duart dhe jo pa arsye.

Rasti i mesfushorit shqiptar është kthyer si në një ankand ku pritet të jepet çmimi më i lartë. Në mediat italiane është zbuluar shifra minimale për të hyrë në garë për Asllanin. Bëhet fjalë për 12 milionë euro, ndërsa për t’u theksuar është se Asllani u rrit me të rinjtë e Empolit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online