“Është kënaqësi ta stërvitësh“, ish-trajneri i Empolit zbërthen Asllanin: Nuk flet kurrë pa vend, ka aftësi morale dhe bën atë që i thua

Nëse ka një trajner që e njeh më së miri Kristjan Asllanin është Aurelio Andreaxoli. Ish-kreu i pankinës së Empolit ka folur për “Corriere dello Sport“, ku ka zbuluar pikat kyçe të mesfushorit shqiptar. Ai shprehet se nuk ishte aspak e vështirë të dallonte se Asllani kishte diçka më tepër se të tjerët. Andreaxoli tregon se 20-vjeçari mund të luajë si në rolin e mesfushorit të tërhequr, ashtu edhe atë të mesfushorit të avancuar.

“Të jem i sinqertë, nuk ishte e vështirë të dalloja se ai kishte diçka më shumë se të tjerët. Ata që e morën si fëmijë dhe e rritën në akademi ishin të mirë. Afëesi morale. Ai ka lindur për të luajtur futboll sepse është me këmbë në tokë, nuk ka tatuazh, nuk thotë kurrë një fjalë pa vend. Ai është gjithmonë i përqendruar dhe është një kënaqësi ta stërvitësh. Atë që i thua e bën, pa dashur t’ia përsërisni të nesërmen. Fizikisht ai ende duhet të formohet, por për sa i përket qëndrueshmërisë ka cilësi të rëndësishme. Në këmbë, pak për të thënë: gjuan me të djathtën ose me të majtën. Ai gjuan penalltitë dhe goditet shumë mirë nga këndi.

Është gati për Interin? Po të mos kishte qenë, a do ta kishin marrë? Në Inter, siç thonë ata, nuk flenë…zbathur. Roli i trekuartistit? Ai e bëri mirë edhe sepse pranë zonës së penalltisë kërkon golin me të dyja këmbët dhe ka një goditje të bukur. E konfirmoi në Ferrara”, ka deklaruar Aurelio Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *