Paraja shkon në proporcion me bukurinë, për të lindur një dashuri. Kjo është receta e kohëve të sotme, që jepet edhe nga babai i Wanda Nara-s. Vajza e Andres Nara-s është në lidhje me Mauro Icardi, duke qenë çifti më i komentuar nga media sportive.
Por si arritën të përfundonin bashkë? Andres e thotë qartësisht dhe nuk lë vend që përfundimet të dalin nga njerëz të tjerë. Paratë e Icardi-t dhe bukuria e Wanda Nara, kanë ndikuar në formimin e këtij çifti. Në intervistën e dhënë për gazetarin argjentinas, Ulises Jaitt, Andres Nara shprehet:
“A është vajza ime me Icardi-n për para? Po gjithmonë ka interes për para dhe bukuri nga krahu tjetër. Kjo krijon kushtet për të formuar dashurinë. Natyrisht, nëse ai nuk do të kishte qenë futbollist…
Ajo se çfarë mund të them është se gjithmonë ka një lloj interesi në fillim. Të jesh futbollist të bën më joshës. Por duhet thënë nga krahu tjetër se as Icardi nuk do ia hidhte sytë, nëse nuk do të ishte kaq e bukur dhe sensuale”, ka mbyllur Andres Nara. /Sport Ekspres/