“Është i destinuar për të pasur një rol më të rëndësishëm“, Kambiaso duartroket Asllanin titullar: Është protagonist me Shqipërinë

Kristjan Asllani ka fituar vendin e titullarit në përballjen e sotme kundër Real Sosiedadit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Sebastian Kambiaso është shprehur për “Sky Sport Italia“ se mesfushori shqiptar e meritoi këtë besim nga Inzagi. Kjo për faktin se kurrë nuk u ankua gjatë sezonit të shkuar dhe priti me durim shansin e tij me zikaltrit.

“Mendoj që Asllani e meritoi këtë besim. Ai kurrë nuk foli, ai kurrë nuk u ankua dhe gjithmonë u përpoq të përfitonte nga minutat që iu dhanë. Vitin e shkuar luajti pak, ndërsa këtë sezon duket i destinuar të ketë një rol më të rëndësishëm, çka shkon krahë për krahë me rritjen që ai është duke pasur në ekipin kombëtar, ku është protagonist dhe po komandon grupin“, ka thënë Sebastian Kambiaso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *