Është destinacioni i lojtarëve të Superiores, Kurtishaj: Edhe liga e katërt gjermane është më e fortë!

Destinacioni kryesor i lojtarëve të Superiores mbetet Kosova. Gjithmonë kemi dëgjuar vlerësime të mëdha për këtë kampionat sa i përket rrogave që nuk vonohen në drejtim të futbollistëve. Por ka edhe raste si ai i Blerand Kurtishaj, që hap vend për debat.

Kështu ish-futbollisti i Trepçës në vitin 2017, Blerand Kurtishaj që fitojë në vitin 2017 edhe “Këpucën e Artë”, pra me më shumë gola të shënuar, tani luan në Ligën e Katërt të Gjermanisë. Aktualisht luan te ekipi TSV Rain Lech, ndërsa sipas asaj që raporton “Gazeta Olle” shprehet:

“Unë momentalisht jam duke luajtur në Ligën e Katërt gjermane ku në të njëjtën ligë luajnë edhe ish futbollist të njohur. Është Ligë shumë e fortë dhe për mendimin tim edhe më e fortë se Liga e Kosovës”, ka thënë Kurtishaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online