Shijakasit janë kthyer në një ekip goleadash pasi mundën Tiranën B me rezultatin e thellë 1-5 nesër(sot) do të zhvilloj një tjetër takim miqësor ndaj Vorës. Vorakët luajnë në Kategorinë e Dytë si një ekip pretendent për në të Parën. Skuadra e Nevil Dedes vijon të kryejë takime miqësore për të qenë në formë për rifillimin e kampionatit. Erzeni kërkon të sigurojë 5-shen e parë një objektiv i vështirë por jo i pamundur duke parë përforcimet që shijakasit po kryejnë. Një ndryshim në seancat stërvitore do të ndodhë së shpejti, pasi Erzeni nuk do të kryejë stërvitje në Shijak.
LARGIMI – Armand Pasha është “ndarë” me shijakaset dje dhe largimi i tij duket se ka shokuar fansat. Nuk dihet ky largim i beftë, ndërsa sulmuesi i kontaktuar nga “Sport Ekspres” nuk ka dhënë asnjë prononcim. Shijakasit do të stërviten në kompleksin sportiv në Kamzë. Erzeni ka parashikuar disa takime miqësore ndërsa të shtunën pritet të përballen me Lushnjen e cila po kryen fazën përgatitore në Durrës.
Glen Domi