Erzeni ka mbetur pa trajner, sepse paraditen e sotme u largua Dorian Bubeqi, por nuk mbaron me kaq. Kjo për faktin se edhe administratori i Erzenit, Altin Keçi, është larguar. Në vend të tij është emëruar Astrit Hoxha, ish-president i shijakasve.
Ka lëvizje edhe në skuadër, ku priten shumë ndryshime. Elert Kalluci, Alfred Deliallisi dhe Aldo Mitraj nuk do te jenë pjesë e Erzenit, që tashmë mendon për merkaton dhe i duhen përforcime për të arritur objektivin e mbetur, evitimin e ndeshjeve play-out në pranverë.