Eros Grezda firmos me ekipin ku ka luajtur më herët, drejtori i hungarezëve: Ai luan në çdo pozicion

Eros Grezda nuk i ka marrë karrierës së tij maksimumin që pritej në bazë të aftësive. Rangers, ekipi ku Grezda kaloi më parë dhe pritej të ishte pika e tij kulmore, në fakt rezultoi rënia e madhe. Tani lojtari shqiptar është rikthyer sërish te Zalaegerszeg, ku ka luajtur më parë në Hungari. Drejtori sportiv i klubit ka folur me optimizëm për këtë zyrtarizim.

 Eros Grezda është një lojtar me përvojë ndërkombëtare që mund të vendoset në çdo pozicion, kështu që prania e tij në lojën tonë sulmuese ofron edhe më shumë mundësi variacionesh. Lojtari tashmë ka kaluar ditët e mëparshme me ne dhe e njeh mirë mjedisin nga koha e tij e mëparshme në Zetes, gjë që mund të ndihmojë shumë në integrimin e tij. Shpresojmë që ai të ndjekë një rrugë të ngjashme si Eduvie Ikoba, e cila e shpërbleu besimin tonë me gola pas rikthimit ”, tha Attila Dragóner. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *