“Ernest Muçi është Mesi ynë”, trajneri i Legias mahnitet me ndeshjen e parë: Turp ta lësh në stol këtë djalosh

Vetëm një seancë stërvitore i ka mjaftuar Ernest Muçit që në ndeshjen e kontrollit me ekipin e dytë të shënonte, godiste traversën dhe shkëlqente në fushën e lojës. “Dukej lehtë se është kalibri i lartë me vizionin e lojës”, shkruhej në mediat polake.

Por i mahnitur ka mbetur edhe trajneri i Legias, Czeslaw. Ky i fundit e ka quajtur Muçin si Mesi dhe ka thënë se do të ishte turp për ta mbajtur në stol.

“Sa i përket Lionel Mesit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Është i lirë në lojë, sheh shumë mirë fushën, përpiqet të jap vertikalizime. Do të jetë shumë interesant për të ndihmuar lojtarët tanë. Duhet ta shohim sërish formacionin në mënyrë që të luajnë të gjithë këta futbollistë që krijojnë shumë.

Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol. Muci është gati dhe shihet lehtë që ka ndeshje në këmbë dhe aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës dhe lëvizshmëria… Ishte kudo, duke ndihmuar këdo ishte e mundur. Jam i kënaqur dhe ishte lojtari më i ri në formën më të lartë”, tha trajneri i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *