Dy lojtarët më në formë për momentin dhe më të komentuar nga mediat dhe tifozët shqiptarë, padyshim që ndodhen në Turqi. Ernest Muci nga njëri krahë dhe Rei Manaj në tjetrin. Për të komentuar më tepër rreth tyre, emisioni Koha Shtesë ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Turqi, Kaan Bayazit, që kishte një analizë vërtet shumë pikante dhe që nuk duhet humbur. (Për të parë emisionin e plot kushtuar Manajt dhe Mucit, klikoni në videon më poshtë).
“Mucin e donin që tani në Premier League. Unë mendoj se Muci do të bënte mirë në ekipe si Fulham, Aston Villa ose Everton, pra këto lloje ekipesh mesatare në Premier League. Ai do të vazhdojë që të ndiqet nga ekipet e Premier League dhe për mendimin tim, nëse fiton kampionatin në Turqi sezonin tjetër, nëse luan me Beshiktash në Champions League, Muci do të shkoj larg. Për momentin është 22 vjec, do të mbush 23 vjec dhe sipas meje, kur Muci të jetë 25 vjec, është gati për të bërë hapin në Premier League ose në një nga pesë kampionatet më të forta në botë, jam i bindur”, tha Kaan Bayazit. /Sport Ekspres/