Sezoni 2021/2022 në “Abissnet Superiore” ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i vlerësimit për atë çfarë është dhënë përgjatë kampionatit. Në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, anëtarët e panelit kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit që uli siparin pak ditë më parë.
I pranishëm në studio ka qenë edhe Ernest Gjoka, i cili ka zbuluar formacionin e vitit sipas tij. Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e Guindos në majën e sulmit. Në 11 më të mirët e trajnerit shqiptar nuk ka vend për “këpucën e artë” të këtij sezoni të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/