Erjona Sulejmani mbetet një ndër femrat më të famshme e lidhur me botën e futbollit, pas martesa dhe më pas divorci i saj me Blerim Xhemailin kanë qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë.
Bukuroshja shqiptare, e cila pak kohë më parë u këshilloi gjithë femrave që të mos martohen kurrë me futbollistë, tani deklaron se do të bëjë tifozllëk për ish-bashkëshortin e saj në Kupën e Botës në Rusi, edhe pse natyrisht nuk do të jetë aty.
Për SunSport Erjona shprehet: “Nuk më duket ndonjë gjë e çuditshme të bëj tifozllëk për të, do të bëj gjithnjë tifozllëk, sepse është babai i djalit tim Luan”.
Një deklaratë shumë më paqësore, krahasuar me ato të para pak kohëve, kur Erjona sulmonte ashpër Blerimin dhe gjithë botën e futbollit, sipas saj shumë sipërfaqësore dhe false.