Erjona Sulejmani i bashkohet RTSH-së, e ftuar nga Hygerta Sako

Erjona Sulejmani është tashmë një personazh mjaft i njohur që lidhet me botën e futbollit, pasi divorci i saj me Blerim Xhemailin ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Bukuroshja shqiptare ka deklaruar ditët e fundit se do të bëjë tifozllëk për ish-bashkëshortin e saj në Kupën e Botës në Rusi, edhe pse natyrisht nuk do të jetë aty.

“Nuk më duket ndonjë gjë e çuditshme të bëj tifozllëk për të, do të bëj gjithnjë tifozllëk, sepse është babai i djalit tim Luan”.

Ndërkaq, zbulohet ku do të jetë Erjona gjatë Botërorit: në RTSH!

Televizioni Publik Shqiptar do të transmetojë Kupën e Botës dhe e ka përfshirë Erjonën në listën e të ftuarve që do të komentojnë çdo mbrëmje Kupën e Botës. Së bashku me ish-zonjën Xhemaili do të jenë edhe aktori Florjan Binaj dhe ish-futbollisti i njohur Redi Jupi, ndërkohë që ka hapësirë edhe për humor, nga djemtë e “Çmendina.tv”. Natyrisht, nën drejtimin e të zakonshmes Hygerta Sako, tashmë sinonim i sportit në RTSH!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *