Sulmuesi qendror i grup moshave të skuadrës kosovare Trepça 89, Erion Kajtazi po provohet tek skuadra elitare e Belgjikës, Anderlecht. 16 vjeçari filloi fazën e provës në datën 12 shtator dhe gjërat janë duke shkuar në mënyrë të shkëlqyer për të. Kjo periudhë do të zgjasë 10 ditë dhe në datën 22 Kajtazi do të marrë përgjigjen nëse do të vazhdojë me Anderlecht.
Menaxheri i tij, Shukri Asllani ka thurur elozhe për djaloshim 16 vjeçar, duke deklaruar se posedon aftësi që nuk dallohen tek lojtarët e tjerë në Kosovë. Një aventurë e re në Belgjikë tek Anderlecht do të ishte një eksperiencë e vlefshme për sulmuesin U-17 te Kosovës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/