Urrejtja mes tifozëve të Milanit dhe atyre të Interit ka qenë përherë e dukshme, ndërsa drejtuesit e të dyja skuadrave kanë qenë në disa raste miqësorë me njëri-tjetrin. Shpesh herë lojtarët kanë kaluar nga Interi tek Milani, edhe pse kanë marrë urrejtjen e mbështetësve të klubit. Mund të përmendim emrat si Pirlo, Seedorf, Bobo Vieri dhe Ronaldo fenomeni.
Duket se kjo traditë do të vazhdojë pasi ditën e sotme, gazetari i dedikuar për transferimet e klubeve është shprehur se Eriksen mund të kalojë nga Interi tek Milani në janar. Hapësirat e pakta të mesfushorit nga Danimarka në formacionin e Kontes, ka bërë që drejtori sportiv Marota të lejojë një lëshim të tillë. Thashethemet flasin për një shifër prej 12 milionë eurosh, që do t’i hapte rrugë transferimit të mesfushorit të çelsit, Ngolo Kante tek zikaltërit. 29 vjeçari është i interesuar për një aventurë të re tek Interi dhe tashmë me shitjen e Eriksen gjithçka mund të bëhet realitet./Elio Hajdari-Sport Ekspres/