Ergys Kaçe bën transferimin e papritur, mesfushori shqiptar largohet nga Greqia

Ergys Kaçe ka bërë një lëvizje të papritur në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar është larguar nga Greqia për të nisur një eksperiencë të re në Lituani. Ish-lojtari i Kombëtares kuqezi firmosur për lituanezët e Panevezys-it, të cilët momentalisht renditet të 5-t në tabelën e klasifikimit dhe synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë përvoja e tretë jashtë Greqisë për Kaçen, që më parë ka luajtur për Viktorian e Plzenit dhe Partizanin. 29-vjeçari e ka kaluar karrierën e tij në kampionatin helen, ku së fundmi ishte pjesë e Verias, ndërsa më parë ka luajtur për PAOK-un apo Arisin e Selanikut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *