Erdhi koha e së vërtetës, Armando Broja debuton kundër Manchester United

Armando Broja ka zhvilluar një tjetër ndeshje me Evertonin U21. Sulmuesi shqiptar luajti për 71 minuta në humbjen 2-4 ndaj Nottingham Forest.

Goli i dytë i shënuar te Evertoni erdhi pas goditjes së Brojës e cila nuk u devijua saktë nga portieri kundërshtar dhe më pas u tund rrjeta.

Por duket se ka ardhur koha e së vërtetës, Broja do të jetë gati edhe për ditën e dielë. Trajneri i Everton ka parë se gjendja e Brojës është e mirë dhe shqiptari do të marrë disa minuta aktivizimi në pjesën e dytë kundër Manchester United. /Sport Ekspres/