Kristi Vangjeli është zyrtarizuar në skuadrën e re pas largimit nga Tirana. Futbollisti i njohur në vendin tonë ka hedhur firmën te ekipi tjetër kryeqytetas, Prishtina. Klubi shqiptar nga Kosova ka publikuar arritjen e marrëveshjes duke treguar me krenari se kanë marrë ish-lojtarin e Kombëtares dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare.
“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona.Mirë se vjen Kristi Vangjeli” – shkruhet në publikimin e Prishtinës që mirëpret kontributin e mbrojtësit 35-vjeçar që ka CV të pasur./Sport Ekspres/