Erdhën për Tolin dhe “ranë në dashuri” me Totren, klubi ukrainas firmos me mefushorin e Tiranës

Enur Totre do i thojë lamtumirë Tiranës këtë verë. Mesfushori 25-vjeçar do të jetë pjesë e Vorskla Poltavës në Ukrainë. “Supersport” raporton se drejtuesit ukrainas erdhën në stadium sezonin e shkuar për të ndjekur nga afër Tolin, por duket se në fund “u dashuruan” me Totren.

Ky i fundit ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku do të paguhet 180 miijë euro, plus bonuse. Ndërkohë Tirana do të përfitojë në total 300 mijë euro nga ky transferim, nga të cilat 250 mijë janë për kartonin e lojtarti, ndërsa 50 mijë të tjera do të vijnë në formën e bonuseve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *