“Erdha te Bazeli vetëm nga dëmtimi me Bajern Mynih”, Abrashi: Nuk jam tipi i duhur për…stol!

Pas dëmtimit të Amir Abrashit në ndeshjen kundër Bajnerit të Mynihut është vendosu që mesfushori shqiptar të shkojë në huazim te Bazeli. Deri në fundin e sezonit ky futbollist do të jetë pjesë e ekipit zviceran, ndërsa në merkaton e verës do të merret edhe vendimi përfundimtar nga ana e Freiburg.

Ndërkohë vetë lojtari është shprehur për mediat zvicerane se një kalim i tillë nuk është menduar më herët. “Dy ose tre javë më parë nuk e kisha menduar se do të largohesha nga Freiburg. Nëse nuk do të dëmtohesha ndaj Bajern, do të kisha luajtur edhe ndeshjen tjetër me Freiburg dhe do të kisha qëndruar. Por unë jam ende i uritur për futboll dhe doja të luaja më shumë se gjysmën e sezonit. Mund të qëndroja te Freiburg dhe të luaja herë pas herë.

Por nuk jam tipi i duhur për këtë gjë dhe te Freiburg e dinë mirë, prandaj më lanë që të largohem. Baseli nuk është më ekipi që fiton rresht titullin në Zvicër, por është ende një emër shumë i madh. Jam i lumtur që jam këtu dhe zemrën time prej luftëtari, vullnetin dhe punën do të doja që ta ndaja me lojtarët e rinjë”, ka thënë Abrashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *