Episodi i Harry Kane i hoqi ndeshjen e ëndrrave në Wembley, Ajeti reagon për gabimin: Më vjen keq përa të gol, duhet të shohim përpara

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arlind Ajeti ishte shumë pranë realizimit të një ndeshje perfekte në Ëembley, por një gabim i vetëm, i prishi gjithë magjinë. Kur po vinte fundi i takimit, me një lëvizje Harry Kane e nxorri huq mbrojtësin shqiptar, nga ku do të vinte edhe goli i dytë për Anglinë.

Një dhimbje e madhe pasi ky rast njollosi sadopak një paraqitje mbreslënëse të Arlind Ajetit, që po hiqte pafundësisht topa të përfunduar në zonën e Shqipërisë. Menjëherë pas atij gabimi, Ajeti ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shkruan: “Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruan Arlind Ajeti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/