Para ndeshjes mes Napolit dhe Milanit, tifozët vendas kanë paralajmëruar kuqezinjtë se do t’i kapte frika nga koka te këmbët gjatë ndeshjes. Por në fund nuk rezultoi kështu, ekipi i Piolit fitoi 0-4.
Ndërkohë, zjarr ka pasur edhe në tribuna, pasi tifozët e Napolit janë përleshur disa herë me njëri-tjetrin për shkak të një proteste ndaj presidentit Aurelio De Laurentiis.
Mirëpo, fraksione të caktuara kanë një mendim të ndryshëm, kjo kryesisht i referohet grupeve Ultras 1972 dhe Fedayna, prandaj ka pasur një luftë të ashpër.
Ndër të tjera, De Laurenits vendosi që biletat për ndeshjet të jenë më të shtrenjta, ndërsa tifozëve do t’u ndalohet të kenë flamujt e mëdhenj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Napoli ultras finally come to life in closing minutes protesting against their president. pic.twitter.com/1Gf6B50qpu
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) April 2, 2023